Arrijnë në IKSHPK afër pesë mijë vaksina kundër COVID-19

Arrijnë në IKSHPK afër pesë mijë vaksina kundër COVID-19

NULL NULL
1 day më parë

Në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik sapo kanë arritur afër pesë mijë doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Deri më tani nuk është prononcuar askush rreth pranimit të këtyre vaksinave, përveç se aty është parë Drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, njofton Klan Kosova.

Ka qenë Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku e cila dy ditë më parë ka njoftuar se në Kosovë do të vijnë pesë mijë doza të vaksinës Pfizer.

Ato sipas burimeve thuhet se kanë ardhur nga Maqedonia e Veriut në Aeroportin e Prishtinës dhe deri në IKSHPK janë sjell nga një kompani e kontraktuar.