Arrihet marrëveshja, Weghorst do të huazohet te United NULL NULL 10.01.2023 19:50 10.01.2023 19:50 Wout Weghorst do të jetë lojtari më i ri i Manchester United. Kështu ka bërë të ditur gazetari i njohur, Fabrizio Romano, i cili është shprehur se nga kjo ujdi tri milionë do t’i shkojnë Besiktasit, dhe më pas Weghorst do t’i bashkohet në huazim Unitedit nga Burnley. Holandezi tashmë ka rënë dakord për pagën me Djajtë e Kuq. Ai u dallua në Kupën e Botës, me dy gola të shpejtë ndaj Argjentinës, ku e kishte dërguar ndeshjen në vazhdime. Weghorst ishte ndër më të mirët edhe në Superligën e Turqisë, duke shënuar dhe duke asistuar. Holandezi në sezonin e kaluar të Premier League kishte shënuar vetëm dy gola me Burnleyn. /Klankosova.tv.