Lajmet e fundit

Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur marrëveshje për çështjen e presidentit, raporton Klan Kosova.
Kurti dhe Abdixhiku janë dakorduar për emrin e kryetarit të shtetit, pas takimeve që zgjatën me javë.
Dy partitë janë marrë vesh që Bekim Sejdiu, të jetë kandidati i përbashkët për presidentin e ardhshëm të vendit, transmeton Klankosova.tv
Ishte Abdixhiku, ai i cili njoftoi për arritjen e marrëveshjes, ku mes tjerash tha se këto bisedime nuk ishin të lehta, por nxorën një emër konsensual.
“Nga data 9 korrik, kemi nisur dhe zhvilluar takime të vazhdueshme për diskutime përmbajtësore rreth çështjes së stabilitetit institucional të zgjedhjes së presidentit të Kosovës. Kemi qenë të vendosur për të gjetur zgjidhje për të ecur përpara, dhe t’i evitojmë zgjedhjet e reja, të katrat në këto dy vite.
Bisedimet nuk ishin të lehta, por ishin shteruese. Kemi pasur takime të gjata, me diskutime të vazhdueshme e bukur intensive, të dy palët kemi qenë të përkushtuara për një emër konsensual për presidentin e Republikës së Kosovës”, tha Abdixhiku. /Klankosova.tv