Arrestohet zyrtari policor për dhunë në familje

Arrestohet zyrtari policor për dhunë në familje

NULL NULL
9 months më parë

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka arrestuar një zyrtar policor me dyshimin se ka kryer veprën penale “dhunë në familje”.

IPK ka pranuar informacione për këtë rast më 3 qershor 2020 përmes Linjës së Kaltër (080003333) nga Policia e Kosovës lidhur me dyshimin së një zyrtar policor në Lipjan ka kryer veprën penale dhunë në familje.

Pas pranimit të informacionit, hetuesit e IPK-së i janë përgjigjur thirrjes duke intervistuar bashkëshorten e të dyshuarit, si dhe në vazhdën e veprimeve hetimore është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit edhe zyrtari policor.

Pas këtyre veprimeve hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.

Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.