Arrestohet zyrtari i MKRS-së që kërkoi dhe pranoi ryshfet nga bizneset aplikuese për subvencione - Klan Kosova

Arrestohet zyrtari i MKRS-së që kërkoi dhe pranoi ryshfet nga bizneset aplikuese për subvencione

NULL NULL
4 months më parë

Policia e Kosovës njofton se sot e ka arrestuar në flagrancë një person, i cili dyshohet se me pozitën që kishte në kuadër të një ministrie të RKS-së, ka kërkuar dhe pranuar ryshfet shumën e të hollave prej mijëra eurosh, nga dy biznese aplikuese dhe përfituese të subvencioneve, të ndara nga ministria përkatëse.

Burime të KlanKosova.tv mësojnë se bëhet fjalë për një punonjës të Ministrisë së Kulturës.

Bëhet e ditur se i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, i njëjti u ndalua për 48 orë.