Arrestohet tiranasi pasi transportonte qytetarë dhe mallra pa leje NULL NULL 10.07.2025 13:37 10.07.2025 13:37 Një person është arrestuara nga policia në Gjirokastër pasi po transportonte mallra dhe qytetarë, pa qenë i regjistruar në organet kompetente për asnjërin aktivitet. Në një njoftim për media Policia e Shtetit bën të ditur se në pranga u vu F. P., 68 vjeç, banues në Tiranë. “Ai u kap në flagrancë, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, duke transportuar 2 qytetarë. Nga kontrolli fizik, iu gjetën shuma parash në euro dhe në lekë, të dyshuara të përfituara nga këto paligjshmëri, si dhe nga kontrolli në automjetin që drejtonte, u gjetën 550 paketa me cigare, pije alkoolike, mjete industriale dhe produkte ushqimore”. “Nga verifikimet rezultoi se shtetasi F. P. nuk kishte licencë për transport qytetarësh, si dhe se mallrat që transportonte ishin të kontrabanduara, pasi nuk kishte fatura blerjeje për to”, thuhet në njoftim. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Do t’i subvencionojmë të gjithë, e bëmë për të liruar komunikacionin”, arsyetohet Komuna e Ferizajt (VIDEO) 18 minuta më parë
Kosova “Po varfërohen xhepat e qytetarëve'', vendimi për stacionin e ri të autobusëve në Ferizaj kritikohet nga operatorët (VIDEO) 23 minuta më parë
Lajme Rubio kërkon të kundërshtohen shqetësimet për tarifat e Trump në udhëtimin e parë në Azi 25 minuta më parë