Arrestohet shqiptari që prostituoi italianen - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet shqiptari që prostituoi italianen

NULL NULL
15/06/2015
Një shtetas shqiptar arriti të hapte një ‘biznes seksi’ në Itali, duke u ndihmuar nga teknologjia. 48-vjeçari shqiptar përfundoi në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet për shfrytëzim prostitucioni.

Mediat italiane publikuan dokumentimin e plotë të hetimit policor të shqiptarit mjeshtër në teknologji, i cili shfrytëzonte një 21-vjeçare italiane, duke e mbajtur në banesën e tij për të prostituuar dhe në këmbim merrte gjysmat e fitimeve.

Për të tërhequr sa më shumë klientë, shqiptari kishte vendosur reklama në faqe të specializuara dhe gjeneraliste, ku mesazhi nuk kuptohej lehtë se ishte për qëllime të kësaj natyre. Nga hetimet mësohet se, 21­vjeçarja nga Padovano kishte lënë shtëpinë dhe familjen e saj për shkak të disa mosmarrëveshjeve, por në një moment ajo e gjeti veten ngushtë financiarisht.

Asokohe vajza kishte njohur 48-vjeçarin shqiptar, i cili i kishte shpjeguar të resë se sa lehtë mund të fitonte para duke i dhënë fund problemeve të saj, thjesht të kryente prostitucion në banesën ku ai jetonte.

Kjo gjë vijoi për disa muaj dhe për çdo klient, merrnin nga 200 euro. Fitimet ndaheshin përgjysmë mes ‘tutorit’ shqiptare dhe punonjëses së seksit. Dy tre muaj pas këtij aktiviteti, vajza vendosi që t’i kthehej jetës normale. Ajo denoncoi në polici situatën, pasi rrëfeu ngjarjen,transmeton Shekulli.al