Arrestohet sekretari i shkollës, dyshohet se mori ryshfet për ta pajisur një femër me diplomë NULL NULL nga Albert Bajrami 11.05.2023 16:27 nga Albert Bajrami 11.05.2023 16:27 Sekretari i shkolles teknike në Ferizaj, ka përfunduar në prangat e policisë. I njëjti dyshohet se mori ryshfet 1 mijë e 200 euro, për ta pajisur një femër me diplomën e shkollës. Kështu deklaroi për Klankosova.tv zëdhënësi i policisë Daut Hoxha. Hoxha tha se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. “Sot me datë 11.05.2023, është arrite të sigurohet prezenca e personit të dyshuar për tu intervistuar. Pas intervistës dhe analizës së gjitha dëshmive është ardhur në përfundim se ekziston dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari ka kryer veprat penale “Marrja e Ryshfetit” dhe “Mashtrimi” sipas kodit penal të RKS-së”, tha Hoxha. Kjo shkollë ofronte mundësi në programin “Mësimi i përshpejtuar”/Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.