Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet se e thirri policinë 150 herë

NULL NULL
08.08.2015 12:00

Një amerikane nga Georgia, është arrestuar pasi që e ka thirrur policinë 150 herë për 2 javë, raporton Huffington Post, transmeton Klan Kosova.

Autoritetet në Bibb County e kanë akuzuar 41 vjeçare Toxhiba Smith, për raportimin e emergjencave të rreme.

Gruaja akuzohet se e ka thirrur policinë 150 herë për dy javë.

Në raportin e policisë thuhet se gruaja është arrestuar pasi që herën e fundit kishte thirrur në 911 dhe kishte thënë se fqinji i saj po montonte një kamerë për ta monitoruar atë. Policët kanë thënë se ajo i ka thirrur aq shpesh, sa ata kishin vendosur të rrinin te shtëpia e saj.

Policia i kishte treguar se do të arrestohej nëse nuk do të pushonte së telefonuari.

Smith pas arrestimit është liruar pasi ka paguar garancinë prej 1300 dollarë. Numri i saj i telefonit është anuluar dhe ajo nuk mund të bëjë më thirrje për një kohë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.