Arrestohet punëtori teknik i një shkolle fillore në Vrellë për ngacmim seksual të një nxënëseje - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet punëtori teknik i një shkolle fillore në Vrellë për ngacmim seksual të një nxënëseje

NULL NULL
26.04.2023 17:04
policia e kosoves

Është arrestuar një punëtor teknik në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët në Vrellë të Istogut, pas dyshimeve se ai e ka ngacmuar seksualisht një nxënëse të kësaj shkolle.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se për këtë rast janë njoftuar nga drejtoria e kësaj shkolle.

I dyshuari, sipas Gashit, është duke u intervistuar.

“Sot rreth orës 13:00 nga drejtoria e Shkollës së Mesme të Ulët në Vrellë të Istogut, policia është njoftuar për një rast ngacmim seksual, ku dyshohet se është shqetësuar seksualisht një nxënëse e kësaj shkolle nga një punëtor i stafit teknik. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka arrestuar të dyshuarin. Momentalisht i dyshuari është duke u intervistuar”, tha Gashi.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS