14:32, 21 Gusht 2019

Forca të shumta policore janë futur në shtëpinë e Prokurores Speciale të Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva në lagjen Kozle të Shkupit.

Siç mësohet, policët kanë rrethuar shtëpinë për të arrestuar Janevën.

Këtë e kanë konfirmuar gjithashtu edhe nga Prokuroria Themelore të cilët vërtetojnë se është dhënë urdhër për arrestimin e saj, transmeton Zhurnal.

Prokurorja speciale do të duhet të dërgohet para gjykatësit i cili do të vendosë a do të ketë paraburgim për të apo jo, por sipas informacioneve të mediave maqedonase së pari në prezencë të saj do të bëhet një kontrollë në PSP nga ana e policisë.

Është bllokuar edhe rruga ku gjendet shtëpia e saj. Për më tepër informata gjatë momenteve në vijim.

Konkurs Pune

Lexo më shumë