Arrestohet polici që blinte drogë për ta shitur në ‘Bllokun e Sigurisë’ në Tiranë NULL NULL 03.10.2025 15:37 03.10.2025 15:37 Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, Rajoni Tiranë, ka njoftuar për arrestimin e një polici, nën dyshimet për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim i detyrës”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Moskallëzim i krimit”. Arrestimi i tij erdhi pasi u zbulua se i njëjti do të kryente një takim për blerjen e disa dozave të lëndës narkotike, e dyshuar kokainë, me qëllim shitjen më pas në ambientet e Bllokut të Sigurisë ku dhe ushtronte detyrën. Gjatë kontrollit fizik, i është gjetur një dozë nga lënda narkotike, raporton Top Channel, transmeton Klankosova.tv