Arrestohet personi që dyshohet se plagosi dy persona në Bardhosh të Prishtinës NULL NULL 01.12.2021 22:05 01.12.2021 22:05 Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar personi i dyshuar në rastin e plagosjes së dy personave në fshatin Bardhosh të Prishtinës. Tutje, në njoftimin e Policisë thuhet se personit të dyshuar, gjatë arrestimit, i është gjetur edhe një armë e zjarrit, njofton Klankosova.tv. “Lidhur me rastin e gjuajtjes me armë zjarri, i cilësuar si ‘Vrasje në tentativë’, të ndodhur sot rreth orës 15:20, në Bardhosh të komunës së Prishtinës, si rezultat i veprimeve dhe hetimeve të shpejta policore, është arrestuar një person në cilësinë e personit të dyshuar”. “Pjesë e operacionit policor ka qenë bastisja e dy lokacioneve, që ka rezultuar me konfiskimin e një arme të zjarrit, e cila është konfiskuar në cilësi të provës materiale.” “Policia e Kosovës, me njësitë e saj relevante, është duke vazhduar hetimet intensive në koordinim dhe bashkëpunim me organet e drejtësisë, me qëllim të zbardhjes sa më parë të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e tyre. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 14 orë më parë