Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet për tregti të ndaluar një 33-vjeçar në Prizren

NULL NULL
20.06.2025 18:31
Foto nga Policia e Kosovës
Foto nga Policia e Kosovës

Një 33-vjeçar është arrestuar në Prizren, nën dyshimin se është i përfshirë në veprën penale “tregti e ndaluar”.

Sipas policisë, ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari E.T., në lokalin e tij (kioskë) dhe në depo në Prizren, posedon dhe shet cigare dhe produkte të tyre, të llojeve të ndryshme pa banderola të Republikës së Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

“Sot, më 20.06.2025 me fillim ne ora 08:35,  ka filluar implementimi i Planit Operativ “Luftimi i ekonomisë jo formale”, i cili ishte i fokusuar në tri lokacione dhe mbështetur me aktvendim për urdhër kontrolli lëshuar nga Gjykata Themelore ne Prizren. Në këtë plan kanë asistuar edhe NJRHKEK – Prishtinë, NJRHKEK- Gjakovë, Dogana e Kosovës – Njësia Anti kontrabandë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar: 318 pako (6365 cope), cigare pa banderola të Kosovës por me banderola të Serbisë, 256 cigare elektronike të llojeve të ndryshme pa banderola, 19 aparate për cigare elektronike pa banderola, 4550 gram shije për cigare elektronike pa banderola, 80 cope me mbishkrimin “snus” pa banderola dhe 3000 cope filtra cigaresh pa banderola.

Dëshmitë janë sekuestruar nga njësia e Doganës. Me aktvendim të prokurorit të rastit, është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh për te dyshuarin E.T., dhe ndaj tij është iniciuar rasti ‘tregti e ndaluar’.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.