Arrestohet për korrupsion NULL NULL 21.05.2015 19:30 21.05.2015 19:30 Gjykata e Shkallës së Parë të Tiranës vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për Alkejd Zenelin, nënkomisar i Komisariatit nr.4 në Tiranë. Zeneli u arrestua nga Shërbimi i Brendshëm i policisë, pas një hetimi 5-mujor së bashku me Task Forcën e Prokurorisë së Tiranës, ku në përfundim efektivi Zeneli u gjet me shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv. Me detyrë specialist i Hetimit në Komisariatin e Policisë nr. 4 në kryeqytet, Zeneli lejonte në mënyrë të kundraligjshme aktivitet në fushën e lojërave të fatit, kundrejt shpërblimeve të caktuara. Gjithashtu është dokumentuar se Zeneli kishte fshehur disa kallëzime nga qytetarë të ndryshëm, duke mos i referuar në Prokurori, por duke përfituar nga personat e denoncuar shuma të ndryshme parash. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.