Arrestohet një shtetase serbe në Budvë, tentoi ta vriste një shtetas turk NULL NULL 17.05.2023 20:40 17.05.2023 20:40 Policia e Budvës mbrëmë ka arrestuar shtetasen serbe me inicialet M.D. 21-vjeçare, e cila dyshohet për tentativë vrasjeje të shtetasit turk me inicialet H.B. 31-vjeçar, njoftoi sonte në mbrëmje Drejtoria e Policisë së MPB-së së Malit të Zi, raporton N1, transmeton Klan Kosova. Në njoftim thuhet se dje rreth orës 10:00, në rrugën “Kanjosha Macedonovica”, në ambientet e një shtëpie, pas një konflikti verbal që kaloi në një konflikt fizik mes M.D. e nënës së saj dhe H.B, e dyshuara M.D. ka goditur me thikë H.B. Bëhet e ditur se shtetasit turk i është dhënë ndihmë mjekësore dhe se policia ka kryer hetime, ndërsa e dyshuara M.D. me kallëzim penal do t’i dërgohet prokurorit kompetent. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ministrja gjermane uron Kosovën për liberalizimin: Hap i vonuar, por i rëndësishëm drejt integrimit në BE 19/04/2023