Arrestohet një serb në veri, i konfiskohen mbi 6 mijë fishekë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet një serb në veri, i konfiskohen mbi 6 mijë fishekë

NULL NULL
21.02.2023 17:43

Në fshatin Jashanicë të Leposaviqit, sot Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë e Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare-Veriu ka ndaluar në një pikë kontrolli një automjet me targa të Serbisë, të cilën e drejtonte një mashkull serb, ku ka gjetur rreth 6 mijë e 300 copë fishekë.

Organet e rendit njoftojnë se i dyshuari 42-vjeçar me inicialet J.Zh, është shoqëruar në polici dhe i njëjti është intervistuar. Ndaj tij është iniciuar rasti penal dhe me aktvendim nga prokurori i njëjti është dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.