Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet një serb në Hungari, akuzohet për vrasjen e 33 civilëve në Kosovë

NULL NULL
18.10.2022 11:53

Një serb është arrestuar në Hungari.

Ai akuzohet për vrasjen e 33 civilëve gjatë luftës në Kosovë.

Sipas mediave hungareze i njëjti është arrestuar në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Urdhërarresti është lëshuar shtatorin e kaluar për shkak të krimeve të luftës të kryera kundër popullatës civile.

Bëhet e ditur se autoritetet hungareze do ta shqyrtojnë mundësinë e ekstradimit të të dyshuarit dhe se Prokuroria nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë do të kalojë në kontakt me autoritetet gjyqësore të Kosovës, përcjell Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.