Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në Greme të Ferizajt NULL NULL 28.03.2023 08:52 28.03.2023 08:52 Policia e Kosovës mbrëmë ka arrestuar të dyshuarin me inicialet S.I., i moshës 49-vjeçar, i cili dyshohet se me datë 18.03.2023 ka depërtuar me forcë në një shtëpi banimi në fshatin Greme të Ferizajt, ku ka vjedhur para në vlerë prej 40 mijë euro, stoli ari në vlerë prej 25 mijë euro, dy armë zjarri (pistoleta) me leje dhe sasi të municionit. Organet e rendit njoftojnë se deri te ky arrestim, hetuesit rajonal kanë kryer punë intensive, grumbullim të informacioneve në terren, shikim të kamerave të sigurisë, dhe se kështu kanë arritur që të sigurojnë prova të mjaftueshme. I dyshuari S.I., me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.
Kosova Haradinaj reagon pas sulmit ndaj Valon Sylës: Fjala e lirë është garancë e demokracisë 12/04/2023