Arrestohet një person për organizim të lojërave të fatit në Gjilan NULL NULL 17.01.2025 22:06 17.01.2025 22:06 Policia ka realizuar një operacion në një lokal në rrugën “15 Qershori” në Gjilan, me dyshimin për organizimin e lojërave të fatit. Në njoftimin e publikuar thuhet se gjatë kontrollit nga zyrtarët policorë janë gjetur dhe sekuestruar si dëshmi për gjykatën: tre televizorë, dy shtëpiza kompjuteri, dy monitorë, një llaptop, një printer, nëntë tiketa të lojërave të fatit si dhe një shumë e parave të gatshme. “Në kuadër të veprimeve hetimore, nga ana e zyrtarëve policor është identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar N.G. (mashkull kosovar, viti i lindjes 1971) cili dyshohet se organizonte këtë veprimtari”. “Me vendim të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm'”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Arrestohet burri në Fushë Kosovë, tentoi të kryej marrëdhënie seksuale me një grua 8 minuta më parë
Kosova Haradinaj për aferën “WhatsApp”: S’ka kush që i shpëton, të gjithë janë për burg – në krye është Kurti 9 orë më parë
Kosova Abdixhiku: Qysh more Nagipi e ka ndalë hajninë? I ka dhanë 36 milionë euro në WhatsApp (VIDEO) 11 orë më parë