Arrestohet një person për krime lufte në rajonin e Pejës NULL NULL 27.06.2022 17:13 27.06.2022 17:13 Pas një pune hetimore disamujore, nga ana e Njësisë për Hetimin e Krimeve të Luftës në kuadër të Policisë së Kosovës, sot është arrestuar shtetasi M.D, nga fshati Vitomiricë, e komunës së Pejës. I njëjti është i nacionalitetit malazez, shtetas i Republikës së Kosovës, dhe siç bën të ditur Prokuroria Speciale, ai është arrestuar mbi dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale Krim i luftës kundër popullsisë civile, përcjell klankosova.tv. Rasti ka të bëjë me ofensivën e forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe të datës 07.05.1999 në regjionin e Pejës, ku dyshohet se u vranë nëntë (9) civilë të nacionalitetit shqiptar dhe janë zhdukur pesë (5) persona të tjerë po ashtu civilë shqiptarë. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i pandehuri gjendet nën masën e arrestit dhe ndalimit policor, për t’u dërguar para Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, brenda afatit ligjor. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024