Arrestohet një person në Prishtinë, i sekuestrohen thika dhe fishekë NULL NULL 04.04.2023 23:23 04.04.2023 23:23 Një i dyshuar është arrestuar sot në Prishtinë për “mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”. Në njoftimin e policisë thuhet se janë gjetur dhe sekuestruar tri thika, dy copë fishekë, si dhe gjësende të tjera. “Ndërkohë që janë kryer veprimet hetimore të kësaj faze, i dyshuari: A. I, mashkull, 38 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, dhe ndaj tij është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale ‘Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës'”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.