Lajmet e fundit

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi dyshohet për sulm seksual.
Rasti ka ndodhur më 27 gusht të këtij viti, ndërkaq sipas forcave të rendit, personi i dyshuar ka arritur të identifikohet dhe të kapet nga zyrtarët policorë.
“Më 02.09.2026 pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin 24-orës të Policisë së Kosovës. /Klankosova.tv