Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet një person në Pejë, iu gjeten pesë pistoleta e një pushkë gjuetie

NULL NULL
22.02.2024 09:49
Foto ilustruese: Arrestim
Foto ilustruese: Arrestim

Një person është arrestuar në Pejë pasi dyshohet se ka bërë tregti me armë, për të cilat më herët posedonte lejen përkatëse nga institucionet kompetente.

Sipas policisë, i njëjti kishte në posedim pesë pistoleta dhe një pushkë gjahu.

“Pas intervistimit nga hetuesit në prezencën e avokatit mbrojtës me urdhër tё Prokurorit tё Shtetit i  dyshuari është ndaluar për 48 orë”, tha policia, transmeton Klankosova.tv.

I njëjti dyshohet për veprën penale “importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.