Arrestohet një person në Mitrovicë për posedim të substancave narkotike NULL NULL 20.02.2023 09:26 20.02.2023 09:26 Është arrestuar një person në Mitrovicë për posedim të substancave narkotike. Policia bën të ditur se gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar 682.3 gram marihuanë, përcjell Klankosova.tv. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin e bazuar se ai në veturën e tij posedon substancë narkotike. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 682.3 gram marihuanë, një peshore elektrike po ashtu janë konfiskuar edhe vetura dhe telefoni i tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në raport. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova “Shpata” shkatërron tri laboratorë droge në Mitrovicë të Veriut, dy serbë të arrestuar 2 months