Arrestohet një person në Lipjan pasi sulmoi seksualisht një femër

Arrestohet një person në Lipjan pasi sulmoi seksualisht një femër

1 muaj më parë

Policia ka arrestuar një person në Lipjan pasi që kishte sulmuar seksualisht një femër.

I dyshuari e kishte sulmuar seksualisht femrën javën që lamë pas, kështu kanë njoftuar nga Policia e Kosovës.

I dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.