Arrestohet një person në Lipjan, dyshohet se e rrahu gruan me të cilën po bashkëjetonte NULL NULL 20.05.2023 09:16 20.05.2023 09:16 Një person është arrestuar të enjten rreth orës 13 e 45 në Lipjan, pasi dyshohet se e ka rrahur bashkëjetuesen. Sipas policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërkaq i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. “Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar me të cilin bashkëjeton. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
Kosova Peleshi: Trupat tona po japin një kontribut të rëndësishëm në misionin e KFOR-it në Kosovë 2 months