Arrestohet një person në Jarinje, dyshohet për krim të organizuar NULL NULL 28.03.2023 21:08 28.03.2023 21:08 Një person është prangosur në pikën kufitare në Jarinjë. Sipas njoftimit të policisë, M.J, dyshohet për disa veprat penale si: krim i organizuar, marrje e mitos dhe keqpërdorim i autorizimit. “Sot, në orët e mbrëmjes në pikë kalimin kufitar Jarinje, është ndaluar një mashkull kosovar (M.J.), mbi bazën e urdhërarrestit aktiv të lëshuar nga Gjykata Themelore. Të gjitha veprimet dhe procedurat e mëtejme, do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim. Sipas portalit serb në Kosovë, Kosovo-Online raportohet se i dyshuari i takon komunitetit serb dhe është ish-polic/ Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.