Arrestohet një person në Ferizaj, ushtroi dhunë sistematike ndaj gruas së tij

Arrestohet një person në Ferizaj, ushtroi dhunë sistematike ndaj gruas së tij

NULL NULL
2 weeks më parë

Një person është arrestuar sot në Ferizaj, pasi dyshohet se vazhdimisht kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Në njoftimin e policisë thuhet se me 12 janar kishin pranuar një informatë për një rast dhune në progres, por se i arrestuari kishte ikur kur ata kishin shkuar për ta kapur, transmeton Klankosova.tv.

“Ndërsa viktima nga policia ishte dërguar në strehimore dhe për rastin ishin njoftuar Prokurori i Shtetit, mbrojtësi i viktimave të dhunës në familje dhe Qendra për Punë Sociale”, thuhet në njoftimin e policisë.