Arrestohet një person në Ferizaj, kërkohej për ngacmim dhe vjedhje NULL NULL 13.04.2024 09:01 13.04.2024 09:01 Arrestim: Foto ilustruese Është arrestuar një person në Ferizaj, i cili kërkohej për veprat “Ngacmim dhe Vjedhje”. Ai është dërguar për vuajtje të dënimit prej 160 ditësh, njofton Klankosova.tv. “Me datën 12.04.2024 rreth orës 15:30 policët e Njësisë së Reagimit të Shpejtë (NJRSH) në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar SH.H ( M/K) i moshës 29 vjeçar”, thuhet në komunikatën e policisë. “Ai ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale: ‘‘ Ngacmim dhe Vjedhje” me dënim burgimi prej 160 ditëve dhe pas kompletimit të dokumentacionit policët e stacionit të Kaçanikut e kanë dërguar në vuajtje të dënimit”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Osmani: Sorensenit ia prezantuam vërejtjet tona për draft-statutin e BE për Asociaconin 20 minuta më parë
Kosova Aksioni i djeshëm kundër krimit të organizuar: Kërkohet paraburgim për tetë të arrestuarit 1 orë më parë