12:44, 12 Shtator 2019

Sot nga njësiti i hetimeve të përgjithshme që operojnë në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, ka ndërmarr një operacion lidhur me arrestimin e personave të dyshuar për rastin vrasje në tentativë, që ka ndodhur me datën 22 gusht 2019, në rrugën “Ahmet Krasniqi”,  në Prishtinë.

Operacioni policor është realizuar në Prishtinë, ku policia ka arrit të identifikoj tre personat e dyshuar të përfshirë në rast dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit dhe Gjyqtarit të procedurës paraprake ka kryer kontrolle në dy lokacione.

Në njërën prej lokacioneve policia ka arrit që gjejë dhe të arrestoj personin e dyshuar, A.T,  20  vjeçar.

Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit, është dërguar  në qendrën e mbajtjes, ndërkohë që hetuesit policor janë në kërkim të dy personave të  tjerë, që dyshohet të jenë të përfshirë në këtë rast.

Konkurs Pune

Lexo më shumë