Arrestohet një gazetare turke, thuhet se e ofendoi Erdoganin

Arrestohet një gazetare turke, thuhet se e ofendoi Erdoganin

NULL NULL
4 months më parë

Një gazetare turke është arrestuar për fyerje ndaj presidentit të vendit, Rexhep Tayip Erdogan.

Sedef Kabash u arrestua në Stamboll, të shtunën, pas një interviste të drejtpërdrejtë në kanalin televiziv Tele1, sipas transmetuesit shtetëror të radios dhe televizionit turk.

Kabash thuhet se iu drejtuar Erdoganit gjatë intervistës me fjalë të urëta turke, duke lënë të nënkuptohet diçka tjetër.

“Një kokë e kurorëzuar bëhet më e mençur, por ne shohim se nuk është e vërtetë,” tha ajo duke iu referuar 20 vjetëve në pushtet të Erdoganit.

Më pas ajo tha “Kur një gjedhë hyn në një pallat, ai nuk do të jetë mbret, por ai pallat bëhet një hambar”.

Sipas TRT Haber, Zyra e Kryeprokurorit Publik të Stambollit mori një vendim për dërgimin e Kabas në paraburgim pas një hetimi, pas komenteve të saj, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.