Arrestohet një burrë në Gjakovë për posedim të narkotikëve NULL NULL 14.01.2025 10:48 14.01.2025 10:48 Foto ilustruse. Policia e Kosovës. Një burrë është arrestuar dje në rrugën “Skënderbeu” në Gjakovë, pasi policia gjatë kontrollit tek i njëjti kanë gjetur një sasi të substancave të dyshuara narkotike të llojit kokainë. Sipas raportit policor, sasia e dyshuar narkotike është sekuestruar, transmeton Klankosova.tv. Ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Gruda për aktgjykimin e Kushtetueses: Në VV u interpretua nga tre persona që nuk janë juristë (VIDEO) 27/06/2025