Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet një 36-vjeçar në Vlorë, kanosi me thikë një person

NULL NULL
02.07.2025 15:13

Është arrestuar një person i moshës 36-vjeçare në Vlorë, pasi i njëjti dyshohet se ka kanosur me thikë një person.

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se pas verifikimeve ka rezultuar që ai e ka thyer masën e “arrestit shtëpiak”.

“Ky shtetas, në lagjen “Uji i Ftohtë”, pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës (thikë) shtetasin A. M., 35 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Vlorë. Nga verifikimet rezultoi se A. Ç. ka thyer masën e sigurimit “Arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprën penale “Vjedhja”.

“Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., për veprat penale “Kanosja”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, thuhet tutje në njoftim./abcnews.al

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.