Arrestohet një 19-vjeçar për vjedhjen e një veture në Leposaviq NULL NULL 19.01.2025 18:23 19.01.2025 18:23 Foto ilustruese e arrestimit. Një 19-vjeçar është arrestuar për vjedhjen e një veture në Leposaviq. Policia njofton se pasi është raportuar rasti se sot është vjedhur një veturë, menjëherë njësitet policore kanë ndërmarrë veprime operative dhe hetimore me qëllim ndriçimin e rastit. “Si rezultat është identifikuar i dyshuari N.K., 19 vjeç, i cili është arrestuar dhe me pas është shoqëruar në stacionin policor”, thuhet në njoftim. Gjatë intervistimit, në prani të avokatit mbrojtës, i dyshuari e ka pranuar kryerjen e veprës penale së bashku me një person tjetër, i cili është identifikuar dhe aktualisht është në kërkim policor. Automjeti pas përfundimit të procedurave policore I është kthyer pronarit. “Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe arrestimin e të gjithë personave që kryejnë apo tentojnë kryerjen e veprave penale”, njofton më tej policia, raporton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Arrestohet burri në Fushë Kosovë, tentoi të kryej marrëdhënie seksuale me një grua 1 orë më parë
Kosova Haradinaj për aferën “WhatsApp”: S’ka kush që i shpëton, të gjithë janë për burg – në krye është Kurti 10 orë më parë
Kosova Abdixhiku: Qysh more Nagipi e ka ndalë hajninë? I ka dhanë 36 milionë euro në WhatsApp (VIDEO) 12 orë më parë