Arrestohet nga policia shqiptare ballisti Ismail Morina NULL NULL 25.05.2022 11:24 25.05.2022 11:24 Ballisti Ismail Morina është arrestuar sot në Kukës, nga autoritetet e “Rilindjes”. Këtë e kanë bërë të ditur nga vetë faqja zyrtare e Ismail Morinës në Facebook. “Persekutimi vazhdon në simbiozën e etërve të tyre komunist me urdhën nga Beogradi i Miladinve ndaj shpirit të lirë”, është thënë në njoftimin e faqes së tij, transmeton Klankosova.tv. Për arrestimin e tij ka reagimin e tij ka reaguar kryetari i PD-së, Sali Berisha, i cili akuzoi kryeministrin shqiptar, Edi Rama. “Rama me urdhër të Beogradit arreston superfansin e kombëtares tonë Ismail Morina. Kërkoj lirimin e tij urgjent”. “Me urdhër të Edi Ramës arrestohet sapo vuri këmbën në dheun e tij Ismail Morina si hakmarrje për dronin qe lëshoi ne stadiumin e Beogradit me figurat e Ismail Qemalit dhe Isa Buletinit dhe që harboi fare ultranacionalistët serb me në krye serbomadhin Vuçiq”, ka shkruar Berisha në një postim në Facebook. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.