Arrestohet në Serbi një person nga Zubin Potoku, u kap me gjysmë kilogram eksplozivë NULL NULL 05/09/2018 05/09/2018 Policia në Kragujevc të Serbisë ka arrestuar një 39 vjeçar me inicialet S.L nga Zubin Potoku të cilit ia ka gjetur gjysmë kilogram eksplozivësh. Sipas policisë serbe , këto armë u gjetën në një çantë të S.L. i cili, gjatë kontrollit kishte pasur një një dokument identiteti të falsifikuar me fotografinë e tij dhe informacionin e një personi tjetër. Ndaj S.L është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale të prodhimit, mbajtjes, mbajtjes dhe transferimit të paligjshëm të armëve dhe substancave shpërthyese dhe falsifikimit të dokumenteve, transmeton Klan Kosova