Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet në Prishtinë një i dyshuar me dy armë zjarri dhe thikë

NULL NULL
30.06.2025 11:05

Një person është arrestuar në rrugën ”Jakup Ferri” në Prishtinë, pasi gjatë një kontrolli policor në veturën e tij u gjetën dhe konfiskuan dy armë zjarri, dy karikatorë, 9 fishekë dhe një thikë.

I dyshuari është ndaluar nga njësiti policor dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, transmeton klankosova.tv.

”Rr. Jakup Ferri , Prishtinë 29.06.2025-23:40.Njësiti policor gjatë një pike kontrolli ka ndaluar një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar . Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri, dy karikatorë, 9 fishekë dhe një arme e ftohtë –thikë. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”.

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.