Arrestohet në Marok i dyshuar për vrasjen e Ardian Nikulajt - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet në Marok i dyshuar për vrasjen e Ardian Nikulajt

NULL NULL
08.05.2023 21:24
Ardian Nikulaj

Është arrestuar i dyshuari për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.

Shtetasi portugez R.R.S, 28-vjeçar është arrestuar në Marok, njofton Policia e Shqipërisë përcjell Klankosova.tv

28-vjeçari pritet që të ekstradohet në Shqipëri.

“Ndërkohë, vijon intensivisht puna kërkimore në bashkëpunim të ngushtë me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen edhe të shtetasit të fundit të shpallur në kërkim në lidhje me këtë ngjarje”, thuhet në njoftim.

Ai dyshohet për disa vepra penale.

Biznesmesni Ardian Nikulaj, u vra para disa jave derisa po pinte kafe në biznesin e tij në Shën Gjin.

Si motiv i kësaj ngjarja që tronditi Shqipërinë dyshohet të jetë një hasmëri e vjetër me fisin Palaj.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.