Lajmet e fundit

Policia e Shtetit në Shqipëri ka finalizuar një tjetër fazë të operacionit të koduar “Fast”, me arrestimin në Kavajë të një shtetasi të kërkuar nga autoritetet italiane për përfshirje në krim të organizuar dhe trafik droge.
Pas informacioneve të shkëmbyera mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, specialistët e Sektorit për Kërkimin (FAST Albania) në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, lokalizuan, kapën dhe arrestuan provizorisht shtetasin F. M., 47 vjeç, me rrezikshmëri të lartë.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Bolonjës ka lëshuar më 25.05.2026 urdhër arresti ndërkombëtar për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Arrestimi u bë me qëllim ekstradimin e tij në Itali. Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë për të finalizuar procedurën e ekstradimit.