Arrestohet mitrovicasi për kanosje dhe armëmbajtje pa leje NULL NULL 01.12.2021 16:03 01.12.2021 16:03 Në orët e mesditës së sotme, policia në Mitrovicën e Jugut njofton se ka arrestuar një person të dyshuar për kanosje dhe armëmbajtje pa leje. “Si rezultat i hetimit të një rasti me elemente të veprës penale kanosje, hetuesit policorë, mbi dyshime të bazuara te i dyshuari S. S., 49-vjeçar, kanë gjetur dhe sekuestruar një armë të llojit pistoletë me gjashtë fishekë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje. Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të iniciohet rast për veprat penale ‘kanosje’ dhe ‘mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve’”, thuhet në njoftimin e policisë. Ndërsa, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 14 orë më parë