Arrestohet menaxheri i një hoteli në Pejë, përvetësoi para - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet menaxheri i një hoteli në Pejë, përvetësoi para

NULL NULL
16/10/2015

Është arrestuar  menaxheri i financave në një hotel të Pejës, pasi që i njëjti dyshohet për keqpërdorim te autorizimeve ekonomike dhe për ndërhyrje në  sistemin kompjuterik.

Siç bën të ditur policia, gjatë një hetimi ka rezultuar se nga viti 2013 deri ne vitin 2015  i njëjti ka përvetësuar shuma të konsiderueshme të parave nga llogaria e kompanisë.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje, transmeton Klan Kosova.