Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet ish-zyrtari i AKI-së, zbuloi informacion të klasifikuar dhe rrezikoi sigurinë e shtetit

NULL NULL
21.10.2021 14:24

Ish-punonjësi i Angjenicsë së Kosovës për Inteligjencë M.K. është arrestuar dhe ndaluar për shkak të zbulimit të informacionit të klasifikuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ai është ndaluar për 48 orë për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale si “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Keqpërdorimi i informatës zyrtare”, “Hyrja në sistemet kompjuterike”, “Zbulimi i informacioneve të klasifikuara dhe mos ruajtja e informacioneve të klasifikuara” dhe “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”, njofton Klan Kosova.

Pas një bashkëpunimi ndërmjet AKI-së dhe Prokurorisë Themelore në Prishtinë, po ashtu në koordinim edhe me Policinë e Kosovës, sot është arrestuar dhe ndaluar personi me inicialet M.K., ish-punonjës i AKI-së, pasi ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti, në cilësinë e personit zyrtar, ka vepruar me motive të dyshimta, duke keqpërdorur pozitën zyrtare dhe zbuluar informacion të klasifikuar, andaj me këto veprime dyshohet se personi i lartcekur ka cenuar sigurinë e Republikës së Kosovës.

Prokuroria Themelore tha se ndaj tij do të ndërmerren veprime të tjera procedurale.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.