Arrestohet ish-drejtori i Agjencisë për Efiçiencë të Energjisë, dyshohet për një kontratë afro 200 mijë euro NULL NULL 12.05.2023 21:23 12.05.2023 21:23 Policia ka arrestuar ish-drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Sipas policisë, i dyshuari në cilësinë e drejtorit ka nënshkruar kontratë rreth realizimit të disa projekteve në Burgun e Dubravës me një kompani në vlerë prej 199 mijë e 500 euro. “Dyshohet se projektet në Burgun e Dubravës ishin tashmë të realizuara në vitet 2016-2018, (në Pavionin 4, vlera 271,466.66 €- realizuar në vitin 2016-2018, në Pavionin 6, vlera 233,309.00 € – realizuar në vitin 2016-2018 dhe ndriçimin e perimetrit të jashtëm të Burgut të Dubravës, Faza I, në vlerë 15,240.00 €, Faza II në vlerë 18,675.00 € dhe faza V në vlerë 20,000.00 € – realizuar në vitin 2016-2018). Vlen te ceket se në vitin 2021 ndaj personit të njëjtë ishte iniciuar një rast tjetër nga policia”, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv. Më tej, bëhet e ditur se në konsultim me prokurorin kompetent, rasti do të zhvillohet në procedurë të rregullt. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ekonomi BE-ja kritikon Poloninë dhe Hungarinë për pezullimin e importeve të drithit nga Ukraina 18/04/2023