Arrestohet i mituri në Shqipëri, dyshohet se plagosi një bashkëmoshatar të tij - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Arrestohet i mituri në Shqipëri, dyshohet se plagosi një bashkëmoshatar të tij

NULL NULL
31.03.2023 18:14
Plagosja

Është arrestuar autori i plagosjes së një të mituri Paskuqan të Shqipërisë, ngjarje kjo e cila ndodhi një ditë më parë.

Policia ka bërë të ditur se dy nxënës 15-vjeçar, janë përleshur, ku njëri prej tyre ka goditur me thikë bashkëmoshatarin e tij, raporton TCh, transmeton Klankosova.tv.

Nuk dihen shkaqet e përleshjes se të miturve, ndërkohë që policia ka shoqëruar të dyshuarin, ndërkaq i mituri tjetër është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.