23:15, 23 Korrik 2019

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person si të dyshuar për vrasjen e G.R që ka ndodhur më 20 korrik te nënkalimi në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.

“Policia e Kosovës pas ndërmarrjes së veprimeve të vazhdueshme hetimore dhe operacionale lidhur me rastin e raportuar me datë 20.07.2019  “Vrasje” të ndodhur në Prishtinë tek nënkalimi në rrugën Bill Klinton  ju informon se sot rreth orës 17:00  Sektori i Hetimeve të Stacionit Qendra në bashkëpunim me Hetimet Rajonale të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë  kanë arrestuar të dyshuarin: N.B mashkull/shqiptar/kosovar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia ka njoftuar po ashtu se personi i dyshuar është në proces të intervistimit dhe në konsultim me prokurorin kompetent do të ndërmirren të gjitha veprimet e mëtutjeshme sipas procedurave ligjore.

G.R ka ndërruar jetë në QKUK pasi nuk ka mundur t’ju përballojë goditjeve në kokë pas përleshjes fizike me të dyshuarin, njofton Klan Kosova.

Ngjarja ka ndodhur te shkallët e nënkalimit të rrugës “Bill Clinton”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë