Arrestohet i dyshuari për grabitje në një barnatore në Pejë NULL NULL 23.06.2025 09:13 23.06.2025 09:13 Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për grabitjen e ndodhur në një barnatore në qytetin e Pejës. Sipas raportit policor, dje është njoftuar se dy persona kishin hyrë në barnatore dhe kishin marrë një shumë parash nga arka, për t’u larguar më pas në drejtim të panjohur, transmeton Klankosova.tv. “Pas hetimeve intensive, i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.