17:30, 20 Prill 2019

Policia e Kosovës sot në Pejë ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘përdorim i mjetit të rrezikshëm’.

Sipas Policisë F.K. ka shtënë me armë në qytet dhe ka kanosur një person në veturën e tij.

“Me datë 20.04.2019, rreth orës 10:20, derisa viktima së bashku me një person po kalonte rrugës me veturën e tij në rrugën ’Shani Hadergjonaj’ në Deçan, aty ishte duke i pritur një person i dyshuar me veturë të ndaluar anash në rrugë”.

“Sipas viktimës i dyshuari në dorë mbante armën e gjatë, më pas ka dalë para veturës së viktimës duke i ndaluar, i afrohet tek dritarja e mjetit dhe i kanoset. Viktima duke u larguar nga aty, ka dëgjuar tri të shtëna nga arma e zjarrit”.

“Policia është njoftuar, menjëherë njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe është arrestuar i dyshuari F.K. lindur vitin 1987 m/k/ sh, të cilit i është konfiskuar edhe arma gjysmëautomatike me municion të cal.7.62×39 që e ka përdorur në ketë rast. Po ashtu gjatë shikimit të vendit të ngjarjes, janë gjetur tek i dyshuari edhe provat tjera që i kishte larguar nga vendi i kryerjes së veprës”.

“Të gjitha veprimet policore janë koordinuar me prokurorit e shtetit, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalohet për të vazhduar me procedura të mëtejme ligjore, për veprën ‘Përdorim i mjetit të rrezikshëm’”, thonë nga Policia e Kosovës.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë