Arrestohet hajduti që vodhi në një market, lëndoi edhe punëtoren

Arrestohet hajduti që vodhi në një market, lëndoi edhe punëtoren

NULL NULL
1 javë më parë

Dy të dyshuar janë arrestuar dje në Prishtinë, për një vjedhje në një market në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, njofton Klan Kosova.

Njëri nga të dyshuarit kishte vjedhur disa gjëra ushqimore në market dhe me qëllim të mbajtjes së gjësendeve te vjedhura ka sulmuar punëtoren e marketit duke i shkaktuar lëndime trupore dhe gjërat në fjalë ia kishte shitur të dyshuarit tjetër.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje.