Arrestohet gazetari gjerman, akuzohet për përhapje të propagandës terroriste NULL NULL 28/02/2017 28/02/2017 Autoritetet turke kanë arrestuar një gazetar gjermano-turk nën akuzat se ka shpërndarë propagandë terroriste dhe e ka “minuar” Qeverinë. Deniz Yucel që ka punuar për Die Welt është arrestuar pothuajse dy javë më parë dhe që atëherë është në paraburgim. Ai kishte raportuar më parë për e-mailet që vënë në pah ndikimin e ushtruar nga dhëndrri i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan. Kancelarja gjermane Angela Merkel e quajti këtë ndalim “zhgënjyes”. “Ne do të vazhdojmë të këmbëngulim për një trajtim të drejtë dhe ligjor për Deniz Yucel dhe shpresojmë se ai së shpejti do të rifitojë lirinë e tij”, ka thënë ajo, transmeton Klan Kosova. Gazeta Die Welt ka thënë se 43 vjeçari Yucel është gazetari i parë me nacionalitet gjerman që po mbahet në paraburgim qysh kur partia e Erdoganit ka marrë pushtetin në vitin 2002. Në ndërkohë që shumë gazetarë dhe shkrimtarë turq janë arrestuar pas një grushtshteti të dështuar ndaj presidentit Erdogan.
Kino dhe Teatër John Travolta i thotë lamtumirë 'më të dashurës' së tij Olivia Newton-John: "Të dua" 09/08/2022